Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Fahri Fazliu”, në Rahovec.
Viktima i ka thënë policisë se persona të dyshuar kanë vjedhur kabllo elektrike e vegla pune nga fabrika e tij.
“Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e fabrikës së ankuesit mashkull kosovar dhe aty kanë demoluar dhe vjedhur kabllo elektrike dhe vegla pune. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në njoftimin e PK-së.