Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për kanosje, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
I njëjti dyshohet se ka kanosur dy persona, babë e bir në mes vete, në rrjetet sociale.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.