Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në Gojbulë të Vushtrrisë. Për rastin ka raportuar edhe TV Arbëria.
Policia ka njoftuar se viktima është plagosur nga persona të panjohur, teksa po e ruante një pronë private.
Ai është dërguar më pas për trajtim në QKUK.
“Dy gëzhoja janë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftim të PK-së.