Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shpërthimet në Zubin Potok, Vuçiq: Janë urdhëruar nga Albin Kurti

Shpërthimet në Zubin Potok, Vuçiq: Janë urdhëruar nga Albin Kurti

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për ngjarjen e sotme në Zubin Potok. Ai ka thënë se është urdhëruar nga Albin Kurti.

“Sot përsëri, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, janë dërguar oficerë policie të armatosur në veri. Siç thashë dje, ju thjesht pyesni se në cilën ditë do të ndodhë ndonjë provokim i ri që mund të prishë stabilitetin dhe paqen. Është mirë që, të paktën sipas të dhënave aktuale nuk ka viktima dhe besojmë se do të mbetet e tillë. Për sa i përket kohës nuk e dimë se çfarë kanë në mendjen e atyre personave që duan të shkaktojnë konflikte çdo javë. Nuk është një periudhë e lehtë përpara nesh, por është e rëndësishme që të qëndrojmë me popullin tonë dhe të pajtohemi me shqiptarët për gjithçka që është e mundur që paqja të ruhet. Gjithashtu besoj se Miroslav Lajçak do të luajë një rol të rëndësishëm në qetësimin e situatës”, tha Vuçiq.   /TV Arbëria

Powered by WordPress