Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dorëzohet vetë në Policinë e Pejës i dyshuari për 1 kilogram drogë e dy armë

Dorëzohet vetë në Policinë e Pejës i dyshuari për 1 kilogram drogë e dy armë

Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës të premten kanë realizuar një bastisje në një lokacion në Pejë ku kanë kapur rreth 1 kilogram drogë dhe dy armë. I dyshuari nga dje ka qenë në arrati, derisa sot është dorëzuar vetë në Stacion Policor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai ka treguar se i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“I dyshuari për rastin e djeshëm për rreth 1 kilogram narkotike dhe dy arme zjarri është paraqitur sot ne Stacionin Policor. I dyshuari me urdhër te prokurorit do ndalohet për 48 ore, ndërkaq brenda afatit ligjor do parashtrohet kërkesë për sigurimin e te pandehurit ne procedure penale”, ka thënë Nikçi