Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çitaku për ngjarjet në veri: Kryeministër çka po ndodhë, a po kalon Serbia?

Çitaku për ngjarjet në veri: Kryeministër çka po ndodhë, a po kalon Serbia?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit, ku është raportuar për shpërthime e të shtëna me armë.

Çitaku ka potencuar se “Qeveria po na mbanë në terr informativ.”.

“Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po i marrim nga mediat. Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së? Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”, ka shkuar ajo në Fcaebook.

Dy shpërthime dhe të shtëna janë dëgjuar pasditen e sotme në veri të vendit, ndërsa, lokacioni i saktë ende nuk dihet, as nëse ka pasur ndonjë të lënduar. Kjo besohet se ka të bëjë me tentativat e zyrtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor për të mbërritur te zyrat e KQZ në komunat veriore të vendit.

Në Zveçan është aktivizuar alarmi, ndërsa forca të shtuara të EULEX-it janë pranë urës së Ibrit.

Policia e Kosovës së bashku me zyrtarët komunalë të zgjedhjeve të katër komunave veriore, sot kanë shkuar në zyrat komunale. Kjo ka qenë e paralajmëruar në mbledhjen e së hënës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku ishte bërë e ditur se ende nuk kanë pranuar plan operativ nga Policia e Kosovës.    /TV Arbëria

Powered by WordPress