Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në kujtim të viktimave, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ndriçohet me “Lulen e Srebrenicës”

Në kujtim të viktimave, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ndriçohet me “Lulen e Srebrenicës”

Në nderim dhe kujtim të viktimave, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sonte është e ndriçuar me “Lulen e Srebrenicës”.

Në njoftimin nga qeveria thuhet se Kosova ndan dhimbjen dhe pikëllimin me familjarët që Serbia ua vrau më të dashurit e tyre.

“8,372 djem e burra u vranë e masakruan 30 vjet më parë nga forcat serbe në Srebrenicë të Bosnjes. Kosova ndan dhimbjen dhe pikëllimin me familjarët që Serbia ua vrau më të dashurit e tyre. Në nderim dhe kujtim të viktimave, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sonte është e ndriçuar me “Lulen e Srebrenicës”. I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave të gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë”, thuhet në njoftim.