Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia parandalon kontrabandën me drunj në Ferizaj

Policia parandalon kontrabandën me drunj në Ferizaj

Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, sot njësitet policore të Ferizajt kanë realizuar një aksion në terren, ku janë ndaluar pesë automjete që transportonin drunj: një kamionetë dhe katër furgona, të gjitha me targa vendore.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë angazhimin e saj në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në linjat emergjente apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftim.