Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shuhet Lëvizja për Bashkim

Shuhet Lëvizja për Bashkim

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim ka bërë të ditur se kjo parti do të pushojë së ekzistuari.

Sipas tij, kjo lidhet me mospërmbushjen e objektivave për të cilën kjo parti është themeluar.

“Kjo nuk po ndodh se kanë humbur peshë vlerat që ajo përfaqësonte apo se është zbehur besimi në to, por sepse ato ishin të rënda për supet e saj. Ka çaste kur një lëvizje nuk shuhet sepse nuk beson mjaftueshëm, por sepse bota mund të mos jetë gati ta dëgjojë. Pra sot, me dhembje dhe ndërgjegje, pranojmë se nuk ia dolëm t’i përmbushim objektivat të cilat i vendosëm kur u themeluam. Dhe në vend të zvarritjes së një ekzistence formale, sa për të ngritur kokë në kohë zgjedhjesh, kemi vendosur të bëjmë atë që pak e bëjnë në politikë: të largohemi me dinjitet”, ka shkruar Murati

Sipas Muratit, kjo nuk do të thotë që po shuhet një ide.

“Edhe pas kësaj dite, vizioni ynë do të mbetet i vetmi që siguron forcimin e sovranitetit të Kosovës dhe hapjen e perspektivës për zhvillim të gjithëmbarshëm, deri në ditën e madhe të bashkimit të shqiptarëve. Kjo platformë është edhe testamenti ynë politik – një udhërrëfyes për ata që mbeten në politikë e që e duan zgjidhjen e vërtetë. Një thirrje që do të vazhdojë të jetojë përtej emrit tonë”, thuhet tutje.