Time Kadriaj, deputete nga AAK iu drejtua sot me pyetjen ‘A e ke marrë terapinë?’, deputetes nga VV, Saranda Bogujevcit.
Ndaj kësaj ka reaguar Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e VV-së.
Sipas Kollçakut, edfhe nëse do të kishte ndonjë informacion rreth përdorimit të një terapie, si mjeke, ajo do të duhej ta ruante konfidencialitetin profesional, sipas Betimit të Hipokratit.
“Një deklaratë e tillë është krejtësisht e papranueshme, veçanërisht kur vjen nga një kolege ndaj një tjetre, dhe akoma më problematike kur ndodh në një hapësirë institucionale si Kuvendi. Kjo vetëm sa i shton gjuhës mizogjene që tashmë është shumë e pranishme në diskursin publik ndaj grave në politikë”, ka shkruar ajo.