Një mashkull në Shtime ka raportuar në stacionin policor në këtë qytet se është dhunuar nga një mashkull tjetër.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.