Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Edhe Malisheva pëson humbje, mundet minimalisht nga Vikinguri i Islandës

Edhe Malisheva pëson humbje, mundet minimalisht nga Vikinguri i Islandës

Malisheva ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Ekipi kosovar pësoi minimalisht 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj ekipit nga Islanda, Vikingur Reykjavik, në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë ku shënoi Hansen.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Islandë, ku Malishevën e pret punë e madhe për të përmbysur rezultatin dhe për të avancuar në raundin e dytë.