Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Netët evropiane – Prishtina deklasohet nga moldavët e Sheriff Tiraspol

Netët evropiane – Prishtina deklasohet nga moldavët e Sheriff Tiraspol

Fituesja e Kupës së Kosovës, FC Prishtina ka pësuar thellë 4:0 në udhëtim ndaj Sheriff Tiraspol në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Europës.

Ndeshja e zhvilluar në Moldavi nisi shpejt me gola, teksa Bayala realizoi për 1:0 në minutën e 11-të të ndeshjes.

Vetëm tetë minuta më pas, ishte sërish Bayala që realizoi për 2:0, pas një pakujdesia në mbrojtjen prishtinase.

Bayala doli në skenë edhe në pjesën e dytë, duke shënuar në minutën e 74-të dhe duke kompletuar hat-trikun e tij.

Pesë minuta më pas, Odede realizoi për 4:0 dhe epilogun e këtij takimi.

Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri”, por Prishtina ka gjasa minimale për të bërë një përmbysje.