Një 73-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në lagjen “Janina”, në Prizren.
Policia ka thënë se për M.G, i cili jetonte i vetëm në shtëpinë e tij, ka nisur hetimet rreth vdekjes.
“Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku që ka qenë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, thuhet në njoftimin e policisë.