Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka bërë apel për marrjen e masave të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të parandaluar shpërthimin e zjarreve në deponitë urbane të mbeturinave në vend.
“Zjarret në deponi përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin, siç u dëshmua edhe nga rasti i fundit i zjarrit në deponinë e Elbasanit në Shqipëri”, thuhet në thirrjen e publikuar nga AMMK.