Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > LDK-ja prezanton Driton Selmanaj kandidat për kryetar të Prizrenit

LDK-ja prezanton Driton Selmanaj kandidat për kryetar të Prizrenit

Driton Selmanaj do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për qytetin e Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahet më 12 tetor.

Ai sot është prezantuar nga ky subjekt në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në zyrtarizimin e kandidaturës së tij i pranishëm ishte edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku theksoi se Selmanaj vjen në këtë garë me përgatitje profesionale dhe me gatishmëri të plotë për të hapur një faqe të re në Prizren.