Arben Fetoshi në ARB Debat me Rid Berishën, duke folur për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se për këto 14 vite përpjekjet nga Brukseli për zgjidhje kanë dështuar, dhe sipas tij kjo tregon që duhet ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“14 vjet përpjekje të procesit të Brukselit kanë dështuar. Nëse e bëjmë këtë konstatim, kjo i bie që problemi mes Kosovës dhe Serbisë kërkon me çdo kusht ndërhyrjen e presidentit Trump dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”
Fetoshi thekson se mënyra e involvimit të presidentit Trump nuk do të jetë e ngjashme me atë të Brukselit. Qasja e Trump do të jetë më “brutale”, sipas tij.
“Nëse do të kemi këtë ndërhyrje, dhe unë jam i bindur që do ta kemi, nuk do të jetë në frymë e Brukselit. Trump do t’i qaset në mënyrë më ‘brutale’ zgjidhjes, për ta detyru Serbinë që ta pranojë Republikën e Kosovës”, ka thënë Fetoshi në ARB Debat.