Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti: Rritja ekonomike e Kosovës u vlerësua nga Banka Botërore

Kurti: Rritja ekonomike e Kosovës u vlerësua nga Banka Botërore

Pas vendimit të Bankës Botërore për të larguar Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti, Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka përshëndetur këtë zhvillim si një njohje të progresit të vendit.

“Rritjen ekonomike në Kosovë e kemi vënë në shërbim të progresit demokratik, mirëqenies sociale dhe stabilitetit institucional. Kjo u mirënjoh tani edhe me vlerësim nga Banka Botërore, të cilën e falenderojmë për mbështetjen!” tha Kurti.