Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Themelorja refuzon pezullimin e vendimit të ZRRE’së, Shoqata e Prodhuesve: Vazhdojmë me paditë individuale

Themelorja refuzon pezullimin e vendimit të ZRRE’së, Shoqata e Prodhuesve: Vazhdojmë me paditë individuale

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, ka bërë të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, në rastin e padisë së paraqitur në formë grupore. Kjo është bërë, me arsyetimin se legjislacioni aktual nuk lejon mbrojtjen ligjore në mënyrë kolektive.

 

 

 

Komunikata e plotë:

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës njofton se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative ka refuzuar masën e sigurisë për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) në rastin e padisë së paraqitur në formë grupore, me arsyetimin se legjislacioni aktual nuk lejon mbrojtjen ligjore në mënyrë kolektive.
Kjo ka qenë padia e pare grupore e ushtruar nga Shoqata në emër të gjithë prodhuesve vendor. Ashtu siç ka deklaruar edhe Kryetari Rafuna, për arsye të legjislacionit, Oda Ekonomike e Kosovës nuk ka ushtruar padi në emër të 1300 bizneseve, por me hapjen e zyrës së re ligjore në kuadër të OEK, është duke i ndihmuar bizneset në përpilimin e padive, një nga një, në mënyrë individuale.
Gjykata Komerciale ndërkohë ka pranuar dhe është duke trajtuar paditë individuale të paraqitura nga bizneset që janë pjesë e Shoqatës së Prodhuesve dhe biznese të tjera të prekura nga vendimi i ZRrE-së, prandaj si rrjedhojë Shoqata dhe bizneset e prekura do të vazhdojnë me ngritjen e padive individuale, të cilat po pranohen dhe trajtohen nga Gjykata.
Njëkohësisht, i bëjmë thirrje ZRrE-së të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca dhe ekonomia e vendit.