Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave në fshatin Nabërgjan të Pejës.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Në aksident ishin të përfshirë dy vetura. Rasti ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Rasti po hetohet nga hetuesit e trafikut”, tha Fadil Gashi.