Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gazeta zvicerane SRF News: Shtetasi nga Kosova akuzohet për terrorizëm në Zvicër

Gazeta zvicerane SRF News: Shtetasi nga Kosova akuzohet për terrorizëm në Zvicër

Gazeta prestigjioze zvicerane SRF News ka raportuar se Prokuroria Federal e Zvicrës (BA) ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi nga Kosova, i dyshuar për lidhje me terrorizmin.

Sipas raportit, i pandehuri akuzohet se ka qenë përgjegjës për degën në Zvicër të një organizate terroriste islamike me origjinë nga Kosova, kështu ka raportuar gazeta zvicerane, transmeton TV Arbëria.

Në aktakuzë theksohet se, së bashku me një të akuzuar tjetër, ai dyshohet edhe për mbështetje të organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS) si dhe për përhapjen e ideologjisë së saj salafiste-xhihadiste.

Sipas Zyrës së Prokurorit Federal, organizata terroriste kosovare nuk ka për qëllim vetëm rekrutimin e besimtarëve për kauzën dhe ideologjinë e saj. Ajo gjithashtu synon të përfitojë nga destabilizimi i shtetit të Kosovës, për të marrë kontrollin e një zone të caktuar përmes dhunës së armatosur dhe për të themeluar një shtet islamik të udhëhequr nga Sheriati, në emër të ISIS-it.