Ish-ushtari i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Ymeri, ka vdekur sot.
“Naimi do të kujtohet përherë si ushtar i lirisë, simbol i qëndresës dhe përkushtimit ndaj atdheut, një hero i gjallë që me jetën dhe veprën e tij la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive. Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ymeri, miqve dhe bashkëluftëtarëve. LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË NAIM YMERIT! PUSHOFTË NË PAQE!”, ka bërë të ditur Drenica Online.