Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Bllokada politike”, Kryeziu: Këtë muaj vijnë amerikanët me zgjidhje

“Bllokada politike”, Kryeziu: Këtë muaj vijnë amerikanët me zgjidhje

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se bllokada politike në vend mund të zgjidhet vetëm me marrëveshje politike.

Ai ka thënë se përgjegjësinë më të madhe për këtë çështje e ka partia fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje.

“Kjo situatë, sipas meje, rregullohet me marrëveshje, me vullnet politik.

Vetëvendosja e ka përgjegjësinë më të madhe, por edhe këta tjerët kanë përgjegjësi”

Sipas tij, Albin Kurti duhet të ulet dhe të kërkojë votat nga partitë e tjera. Kryeziu shprehet i bindur se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, do t’ia jepte tetë votat e tij.

“Albini duhet me u ulë me një parti, me ia kërku votën.

Nëse jo LDK-ja, i vyn Aleanca, për shembull. I ka tetë vota. Unë jam i bindur, shumë i bindur jam, që Ramushi vetëm me shku edhe me i thanë burrash, Ramushi i jep tetë vota” ka thënë Kryeziu në Arb Debat.

Kryeziu: Administrata amerikane do të vijë këtu për zgjidhjen e bllokadës

Kadri Kryeziu, gjatë emisionit Arb Debat me Rid Berishën, tha se nëse nuk zgjidhet shpejt bllokada politike, këtu do të vijnë amerikanët për të gjetur zgjidhje.

“Tash jemi në afate kushtetuese, ligjore. Nëse nuk bëhet asgjë, unë jam i bindur, shumë i bindur jam, në bazë të njohurive që kam, administrata amerikane do të pozicionohet këtu dhe do të vijë për me zgjidh këtë problem, sepse Kosova është storje e suksesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” ka thënë Kryeziu.