Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti në takim me Shefin e Zyrës së BE-së, thotë se krijimi i institucioneve është thelbësor për rrugën evropiane të Kosovës

Kurti në takim me Shefin e Zyrës së BE-së, thotë se krijimi i institucioneve është thelbësor për rrugën evropiane të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti sot ambasadorin Aivo Orav, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Temë kryesore e takimit ishte rruga e integrimit evropian dhe bashkëpunimi me BE-në.

Kurti theksoi përkushtimin e qeverisë për reforma dhe përmbushjen e obligimeve që ndihmojnë procesin e integrimit. Ai nënvizoi rëndësinë e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë ato që lidhen me Planin e Rritjes së BE-së.

Gjithashtu u diskutua rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe situata e sigurisë në vend, ku Kurti vlerësoi angazhimin e institucioneve në përballje me kërcënimet nga shtete jo mike.