Gjendja alarmante me zjarret në Kosovë po vazhdon. Kësaj here rrezikohet t’i vihet flaka edhe stacionit të trenit në Klinë.
Në pamjet e siguruara nga TV Arbëria shihet se hekurudha e trenit tashmë është përfshirë nga flakët, tek stacioni i trenit në Klinë, ku rrezikohet të digjet i gjithë stacioni në këtë qytet.
Deri më tani nuk dihen shumë detaje. TV Arbëria do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejmë.
PAMJE: