Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Temperaturat e larta, këto janë kategoritë që më së shumti rrezikohen nga komplikimet shëndetësore

Temperaturat e larta, këto janë kategoritë që më së shumti rrezikohen nga komplikimet shëndetësore

Javëve të fundit janë rikthyer temperaturat e larta në vendin tonë. Bashkë me të nxehtin përvëlues, janë shtuar edhe vizitat e pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër vend.

Bujar Gashi, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë thotë se javën e fundit ka vërejtur një rritje simbolike të numrit të pacientëve që vijnë për t’u kontrolluar.

“Ka një rritje simbolike në javën e fundit. Deri këtë javë ka qenë një numër i zakonshëm i pacientëve, pavarësisht rritjes së temperaturave. Qytetarët iu kanë ikë pikut, nuk ka pasë shumë vizita në pikun e nxehtësisë, e kanë shfrytëzu mëngjesin edhe pikun e mbramjes”, ka deklaruar Gashi për TV Arbëria.

Sipas tij, pacientët që vijnë më shpesh gjatë muajve të verës janë ata me sëmundje kronike, pasi temperaturat e larta ua përkeqësojnë gjendjen shëndetësore.

“Problemet kryesore që vijnë janë me sëmundje kronike si diabet, hipertension e probleme me veshka. Temperaturat e larta direkt ndikojnë te ta, u përkeqësohet gjendja dhe vizitat janë më të shpeshta te mjeku familjar. Direkt veprime prej temperaturave të larta që vijnë me humbje të vetëdijes e marramendje, nuk ka pasë diçka specifike javët e fundit”, ka shtuar Gashi. /TV Arbëria/