Policia ka dhënë detaje për vdekjen e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Banulla e Lipjanit.
Policia ka bërë të ditur se fillimisht ka pranuar informacion se një person, i cili dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin emergjent, këta të fundit i kanë ofruar Zejnullahut ndihmën e parë.
“Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë për TV Arbëria Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Në disa video që po qarkullojnë në rrjete sociale, Zejnullahu shihet momenti kur policia e arreston Zejnullahun.
I njëjti është i shtrirë në rrugë, teksa shqelmon dhe bërtet.
Pak minuta më vonë, Zejnullahu kishte vdekur.
Pamjet mund t’i shihni këtu.