Me nismën e Listës Serbe në Mitrovicë të Veriut ka nisur të hënën një peticion kundër ndërtimit të urave mbi lumin Ibër.
Gurëthemelet e tyre u vendosën më 1 korrik, me praninë e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Qeveria e Kosovës ndau rreth tre milionë euro për ndërtimin e dy urave – njëra për këmbësorë dhe tjetra për trafik – dhe punimet rreth tyre pritet të përfundojnë në vjeshtë.