Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA

​Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA

Qendrim Imeraj, toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në Shkollën e Këmbësorisë “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, në Shtetet e Bashkuara.

Ai është dekoruar edhe me çmimin “Distinguished Honor Graduate” – çmim ky i cili ndahet për studentët që arrin rezultate të larta në të gjithë komponentët e kursit.

“Ky sukses përfaqëson jo vetëm përkushtimin personal të Toger Imeraj, por edhe profesionalizmin dhe cilësinë e lartë të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët po arrin suksese në nivel ndërkombëtar”, tha Forca e Sigurisë së Kosovës.