6 ditë më parë, më 30 nëntor, në mediat norvegjeze është raportuar për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi.
Pak informacione janë dhënë nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, mirëpo dyshimet janë se bëhet fjalë për një shtetas të Kosovës nga Peja, të quajtur Artan Zymberi.
Sipas mediumit norvegjez vg.no, Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka qenë në dijeni që një shtetas norvegjez ka vdekur në Serbi.Kështu i kishte thënë mediumit këshilltari i lartë i ministrisë, Lars Gjemble.Përveç ndarjes së informacionit se janë informuar të afërmit e tij, Ministria e Jashtme nuk ka mundur të jap më shumë detaje.
Familja Zymberi nga qyteti i Pejës, por me vendbanim në Norvegji, ka bërë të ditur se djali i tyre, Artan Zymberi ka vdekur në burgun serb, më saktësisht në (Sremska Mitrovica).
Sipas dyshimeve të familjes, Artani është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatuazhe në gjoks figurën e Adem Jasharit, emblemën e UÇK’së, dhe Skënderbeun.
Vdekjen e Artan Zymberit, e ka konfirmuar vet babai i të ndjerit në një prononcim për Periskopin, i cili ka thënë se “po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrur kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji.
I gjithë dyshimi i tyre për vdekjen e Artanit është sepse ai kishte tatu “Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK’së.
/TV Arbëria
LEXO EDHE