Kryeministri, Albin Kurti, do të takohet sot (e martë) me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi do të mbahet më fillim nga ora 09:00.
Ndërsa, Lajçak gjatë të hënës së 5 dhjetorit ishte në Serbi, ku u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai tha se me Vuçiq diskutoi për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione. /TV Arbëria