Tanimë e kthyer në traditë, Tirana ndriçohet nga dritat duke i dhënë mirëseardhjen festave të fundvitit. Sheshi “Skënderbej” është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Për një muaj, në shesh do të ketë lojëra për fëmijë, shtëpi prej druri dhe një atmosferë të mrekullueshme festash, ku do mund të argëtohen fëmijët dhe jo vetëm.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka njoftuar nisjen e këtij sezoni të vitit nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Ndezim së bashku dritat e pemës së Krishtlindjes në sheshin ‘Skënderbej’ dhe nisim sezonin më të bukur të vitit”, ka shkruar ai.