Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shpërthen sëmundja e murtajës në një fermë në Landovicë të Prizrenit

Shpërthen sëmundja e murtajës në një fermë në Landovicë të Prizrenit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se ka shpërthyer sëmundja PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit.

AUV tutje ka njoftuar se ka shpallur fshatin Landovicë vatër të infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur.

“Kjo zonë është vendosur në masë karantine, ndalim të lëvizjes se çdo kafshe, transport apo qarkullim të produkteve dhe nënprodukteve të kafshëve”, thuhet në njoftim.

Sipas agjencisë, kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu.