Pesë vite kanë ecë shumë shpejt, kjo ecje e shpejt lidhet me angazhimin e jashtëzakonshëm për Llapin e Podujevën, kështu tha Bulliqi në emisionin “ARB DEBAT”.
I ftuar në Tv Arbëria ai mes tjerash tha se projekti i rrugës Podujevë – Prishtinë do të përmbyllet në vjeshtën e këtij viti.
“Po diskutojmë edhe me kolegët shkuan pesë vite, pesë vite që në fillim shumë të gjata por kur shkon kah fundi të duken që kanë ecë shumë shpejt. Dhe vërtetë kanë ecë shumë shpejtë po kjo ecje e shpejtë e kësaj periudhe unë neodj që lidhet me faktin që angazhimi ka qenë i jashtëzakonshëm komplet me ekipën që të bëjmë punë dhe projekte të mira për Llapin e Podujevën në përgjithësi”, tha Bulliqi.
Prishtina paralagje e Podujevës
“Pse po e themi këtë nganjëherë në formë të shakasë për faktin se pjesa dërrmuese e qytetarëve tanë lidhen me punë me Prishtinën, me biznes me Prishtinën. Prandaj qarkullimi i madh i njerëzve prej Podujeve në drejtim të Prishtinës e bëjnë këtë rrugë shumë të frekuentueshme, tha Bulliqi.
Shpresojmë që vjeshta ta mbyllë këtë projekt, ka pasë ca zhagitje
“Ju e dini, ne kemi pasë X ministra që i kemi akuzu e ka dhanë shtrejtë Bechtelit, nuk o shtrejtë nëse e kin i operator ekonomik që është serioz dhe ta krynë punën, edhe nëse e pagunë pak ma shtrejtë nuk ka rëndësi”.
Kjo rrugë për qytetarët llapjanë është jetike
“Kjo rrugë për qytetarët llapjanë është jetike. Edhe ikja e një pjese të banorëve të Llapit prej Podujeve në drejtim të Fushë Kosovës, Prishtinës madje kohët e fundit edhe drejt Lipjanit ka qenë problem rruga. Rruga ka qenë problem kyq”, tha mes tjerash ai.
Njerëzit kanë fillu me i shitë banesat me u kthy në Podujevë, sepse me rrugën e re vjen nga Prishtina në Podujevë për 20 – 30min
“Unë po ju them shumë sinqerisht me shembuj tash në këtë periudhë kohore meqë ka fillu rruga dhe është afru rruga, njerëzit kanë fillu me u interesu me i shitë ato banesa me u kthy në Podujevë, sepse distanca është 20 – 30 minuta Prishtinë Podujevë e kësaj rruge. Ti vjen nga Podujeva në Prishtinë me këtë rrugën e re prandaj njerëzit nuk kanë nevojë me e lëshu një ambient aq të mirë në Llap të jetesës e me ardhë ta zëmë me jetu në një Fushë Kosovë ose edhe në një Prishtinë”.
Po e mbyllim mandatin prej 1 qerdhe publike në 9 qerdhe publike, tha mes tjerash Bulliqi ./Tv Arbëria./
Intervista e plotë: