Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro.
Sipas njoftimit, thuhet se Dogana ka ndërmarrë një kontroll të detajuar në një subjekt afarist në Prishtinë, ku pas verifikimeve dhe kontrollit, në një bodrum është gjetur një kasafortë brenda së cilës janë zbuluar 79 telefona mobilë.