Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dyshohet se shtiu me armë me gaz gjatë ushtrimit të detyrës, pezullohet zyrtari korrektues

Dyshohet se shtiu me armë me gaz gjatë ushtrimit të detyrës, pezullohet zyrtari korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka pezulluar nga detyra një zyrtar korrektues, i cili dyshohet se ka shtënë me armë gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit, lidhur me këtë rast, janë ndërmarrë veprimet përkatëse dhe rasti është proceduar në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.