Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka pyetur se edhe sa kohë BE do ta tolerojë Serbinë që me politikën e saj hipokrite të jetë edhe me Rusinë, edhe me perëndimin, raporton TV Arbëria.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është koha që BE të jetë e prerë me Serbinë dhe ta ndalë hipokrizinë e saj, e këtë duhet ta zgjidh nesër Samiti në Tiranë.
Edhe sa kohë BE-ja do ta tolerojë Serbinë me politikën e saj hipokrite “edhe me Rusinë, edhe me perëndimin.”
Postimi i plotë:
Është koha që BE-ja të jetë e prerë me Serbinë, ta ndalë hipokrizinë e saj për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon, Samiti nesër në Tiranë duhet ta zgjidh këtë çështje, nder shumë çështje që ngarkojnë Ballkanin kjo është çështja e parë që duhet zgjidhur!