Memli Krasniqi, pas takimit që pati me presidenten Osmani në lidhje me bllokadën institucionale, ka thënë se Gjykata Kushtetuese mbetet ende adresa për këto shkelje.
Krasniqi tregon propozimet e PDK-së në takim me presidentën.
“Si PDK, kemi paraqitur qëndrime të qarta dhe propozime konkrete për të rikthyer funksionalitetin institucional dhe respektin ndaj rendit demokratik. Bashkëpunimi dhe kompromisi mbeten parimet tona udhërrëfyese – të konfirmuara qartë edhe në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese,” ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi potencoi tutje se Kosova ka nevojë urgjente për krijimin e institucioneve, dhe thekson se do t’i drejtohen sërish Kushtetueses.
“Shpresojmë që këto konsultime të sjellin reflektim, tejkalim të kryeneçësisë politike dhe rikthim te rregullorja, ligji dhe Kushtetuta. Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale, fuqiplota dhe legjitime. Nuk kemi pse të presim afatin kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit – mund dhe duhet ta bëjmë qysh nesër, në mënyrën e duhur.
Ndryshe – Kushtetuesja do të jetë përsëri adresa për të konfirmuar pengmarrjen institucionale të shtetit!” /TVArbëria