Dizajneri vendor, Festim Isufi, ndërroi jetë para disa muajsh, pasi, sipas raportimeve, kishte marrë shtatë plagë me thikë. Rrethanat e vdekjes së tij ende mbeten të paqarta.
E dashura e tij, Rina Maloku, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave dhe lajmeve në lidhje me rrethanat e vdekjes së dizajnerit.
Ajo ka postuar një video të përbashkët në ditëindjen e tij.
Raportohet se Rina Maloku ka qenë e pranishme në vendin e ngjarjes në momentin kur ndodhi akti tragjik që i mori jetën Festim Isufit.