Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Behgjet Pacolli: I lumtur që Serbia po hetohet për diskriminim, siç po shihet Graniti nuk është rrugaç

Behgjet Pacolli: I lumtur që Serbia po hetohet për diskriminim, siç po shihet Graniti nuk është rrugaç

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit se kombëtarja serbe do të hetohet nga FIFA për tri shkelje, teksa Granit Xhaka nuk do të futet në disiplinore.

Sipas Pacollit, Granit Xhaka është dhe mbetet krenaria jonë.

“I lumtur që Serbia do të hetohet nga FIFA për diskriminim, ndër të tjera. Për këtë bëra thirrje edhe në Twitter dy javë më parë. Graniti është dhe mbetet krenaria jonë! Urime”, tha fillimisht Behgjet Pacolli në rrjetin social, Facebook.Më pas në një koment në postimin e tij – Pacolli tha se Graniti po bën maksimumin për shtetin që i besoj, teksa nuk ka bërë veprime të rrugaçëve.

“Siç po shifet Graniti nuk është rrugaç dhe nuk ka bërë veprime të rrugaçëve. Ai ka bërë dhe po bën maksimumin që dikush jep për kombin e vetë në rend të parë dhe për shtetin që atij i besoj dhe e përvetësoj me krenari si qytetar të saj. Rrofsh sa malët Granit Xhaka, ti je dhe mbetesh nderi i kombit”, shtoi Pacolli.   /TV Arbëria

Powered by WordPress