Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj propozoi 12 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Haradinaj propozoi 12 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një takim konsultativ me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka propozuar që zgjedhjet komunale të mbahen më 12 Tetor 2025.

Ai theksoi se kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore dhe shpresoi që Presidentja të shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese për të pranuar këtë propozim.

Haradinaj shprehu besimin se kjo do të sigurojë një proces zgjedhor të rregullt dhe transparent.