Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KEK-u njofton se kanë mbetur edhe 3 ditë afat për nënshkrim kontratash për konsumatorët që kanë dalë në treg të hapur: Është obligative

KEK-u njofton se kanë mbetur edhe 3 ditë afat për nënshkrim kontratash për konsumatorët që kanë dalë në treg të hapur: Është obligative

Korporata energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe tre ditë pune afat për lidhjen e kontratave për konsumatorët të cilët kanë kaluar në treg të hapur për furnizim me energji elektrike.

KEK përmes një njoftimi thotë se të gjithë konsumatorët që nuk kanë zgjedhur një furnizues të licencuar në tregun e hapur, nga data 01.06.2025, automatikisht kanë kaluar te Furnizimi i Mundësisë së Fundit (FMF), sipas vendimit të ZRRE-së.

Njoftimi i plotë:

Ë Ë! Ë Ë Ë !

Afati për lidhjen e kontratave me konsumatorët që kanë kaluar në tregun e hapur, bazuar në vendimin e ZRRE për Furnizimin e Mundësisë së Fundit (FMF), përfundon më 09.06.2025!

ë ë:

Të gjithë konsumatorët që nuk kanë zgjedhur një furnizues të licencuar në tregun e hapur, nga data 01.06.2025, automatikisht kanë kaluar te Furnizimi i Mundësisë së Fundit (FMF), sipas vendimit të ZRRE-së.

Nënshkrimi i kontratës me KEK sh.a. si furnizues i FMF-së është obligim ligjor dhe i pashmangshëm. Konsumatorët janë të obliguar ta formalizojnë këtë marrëdhënie me kontratë për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike.

Megjithatë, KEK sh.a. inkurajon që, pas përmbushjes së këtij obligimi ligjor, konsumatorët të lidhin sa më parë kontrata komerciale të drejtpërdrejta, të cilat ofrojnë më shumë siguri, stabilitet dhe kushte më të favorshme në furnizim.