Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mosmarrëveshjet për Ukrainën: Macron do “të pajtohet” me Melonin, e viziton në Romë

Mosmarrëveshjet për Ukrainën: Macron do “të pajtohet” me Melonin, e viziton në Romë

Në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara mes tyre, presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë të martën kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Sipas mediave të huaja, temat kryesore të diskutimit mes liderëve do të jenë siguria për Ukrainën, marrëveshjet tregtare, tarifat amerikane dhe bashkëpunimi industrial, përfshirë edhe kompaninë automobilistike franko-italiane Stellantis.

Kujtojmë se Macron, pro-evropian dhe me një raport të gjatë me Donald Trump, ka pasur qëndrime më të pavarura për BE-në, ndërsa Meloni, nacionaliste dhe me një orientim të fortë transatlantik, është më e afërt ideologjikisht me Trumpin dhe synon të mbajë Evropën të lidhur ngushtë me SHBA-në.

Ndërsa, mosmarrëveshjet mes liderëve u theksuan edhe më shumë muajt e fundit, përfshirë mungesën e Melonit në takimet me udhëheqësit perëndimorë për Ukrainën dhe reagimet pas deklaratave publike të Macron.

Sidoqoftë, zyrtarët francezë dhe italianë kanë theksuar se takimi i së martës dhe darka e punës do të jenë një shans për përmirësim dhe për të treguar respekt dhe miqësi ndaj njëri-tjetrit.