Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kushtrim Ajvazi: Vendimi i ZRRE-së ndal prodhimin në një fabrikë, 200 punëtorë mbesin pa punë

Kushtrim Ajvazi: Vendimi i ZRRE-së ndal prodhimin në një fabrikë, 200 punëtorë mbesin pa punë

Përfaqësuesi i prodhuesve, Kushtrim Ajvazi, ka reaguar ashpër pas ndalimit të punës në një nga kompanitë prodhuese vendore, duke e quajtur situatën “të dhimbshme, por të vërtetë”.

“E dhimbshme… por e vërtetë! Sapo e konfirmova edhe vet gjatë një vizite në terren: Një nga kompanitë prodhuese ndërpren prodhimin. Rreth 200 punëtorë shkojnë në shtëpi!” ka shkruar Ajvazi.

Ai fajëson vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili, sipas tij, ka detyruar kompanitë të dalë në tregun “e lirë” pa përgatitje të duhur.

“Arsyeja? Vendimi i ZRRE-së për t’i detyruar të dalin në tregun e ashtuquajtur ‘të lirë’! Kur vendimet burokratike merren pa përgatitje dhe pa ndjeshmëri për ekonominë reale — kjo është pasojë direkte: Fabrikat ndalen. Familjet preken. Shteti humb”. /TV Arbëria