Ballkani e ka regjistruar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme por edhe shumë më të lehtë se sa pritej duke e mposhtur Llapin me rezultat 3-0.
Kampioni i Kosovës në fuqi luajti si mysafir në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, por kjo nuk i pengoi aspak për të shfaqur karakterin dominues ndaj skuadrës vendase të drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, raporton KosovaPress.
Sulmuesi Albion Rrahmani shënoi golin e parë për 1-0 në minutën e 24′ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, të përzgjedhurit e trajnerit Ilir Daja shënuan edhe dy gola. Në minutën e 56 Armend Thaçi thelloi epërsinë e skuadrës së tij në 2-0, kurse vetëm tre minuta më vonë, Meriton Korenica vulosi fitoren duke shënuar për 3-0.
Kjo fitore e çon Ballkanin në kuotën e 37 pikëve, vetëm një më pak se Drita që e mban vendin e parë, por suharekasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /TV Arbëria