Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Rama: Nëse Serbia s’do të jetë në Samit do të jetë katastrofë për ata dhe Vuçiqin

Rama: Nëse Serbia s’do të jetë në Samit do të jetë katastrofë për ata dhe Vuçiqin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar Samitin e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet të martën në Tiranë dhe refuzimin e Serbisë për të marrë pjesë në këtë samit, duke thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç që të vije në samit, sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe për atë vet.

Rama gjatë një bisede online me media dhe qytetarët, është pyetur nëse me refuzimin e Serbisë, rrezikohen marrëdhëniet me presidentin Aleksandër Vuçiq.

“Unë nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda apo jashtë vendit tonë për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç që të vije në samit, dua ta them këtë me bindje sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe për atë vet besoj”, tha ai.

Rama ka thënë se ky samit është më i rëndësishmi në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit, pasi të gjithë liderët e Evropës së bashkuar zbresin për herë të parë në Tiranë.

“Një ngjarje e jashtëzakonshme, një ngjarje historike, në këndvështrimin tim më e rëndësishmja në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit, ku i gjithë Bashkimi Evropian, të gjithë liderët e Evropës së bashkuar zbresin për herë të parë në Tiranë, në një vend jo të Bashkimit Evropian për një samit që Këshilli Evropian zhvillon së bashku me liderët e Ballkanit perëndimor, një vlerësim strategjik nga ana e organizatorëve”, tha ai, duke shtuar se është një qasje e re e BE-së për rajonin tonë.

Ai ka komentuar protestën e opozitës, duke e quajtur protestë apsurde, pasi është vazhdim i një misioni. Sipas tij, është e njëjta forcë që është paguar me paratë ruse për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë dhe kjo është fakt.

“Është e njëjta forcë e cila ka bashkuar votën me partinë e Vladimir Putinit për të ngritur akuzën më monstruoze në historinë e Këshillit të Evropës ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke njollosur jo vetëm luftën çlirimtare por duke njollosur edhe Kosovën e Shqipërisë dhe është e njëjta forcë e udhëhequr nga një individë i shpallur nën grada nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion madhor, minim të demokracisë e të gjitha të zezat që mund të përmbledhin në një copë letër. Kështu që përtej këtij vlerësimi që është i njohur, këtu jemi në kushtet që siguria e samitit nuk negociohet me askënd dhe jam i bindur që askush nuk do të provojë ta thyej perimetrin e sigurisë sepse është pa sensë, është çmenduri që edhe çmendurakëve për të cilët flasim nuk iu shkon”, tha ai.

Sipas tij, vendosja e organizatorëve për ta mbajtur këtë samit në Tiranë, është strategji e mirë menduar nga ata e që vjen fal angazhimit të Qeverisë Shqiptare. /TV Arbëria 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress