Njësitë policore në Gjakovë, gjatë hetimeve kanë arritur të sigurojnë një video incizim në rrjetet sociale ku vërehet se i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri.
Në konsultim me prokurorin është kontaktuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas dorëzimit të armës dhe intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /TV Arbëria