Gjendja e alarmit të lartë është shpallur në ishullin indonezian, ku ka shpërthyer vullkani Semeru, me retë e hirit që arrijnë pothuajse dy kilometra në atmosferë. Nga ky shpërthim është paralajmëruar edhe një cunami në Japoni.
Qendra për Vullkanologjinë dhe Zbutjen e Fatkeqësive Gjeologjike “ka rritur statusin e rrezikut të malit Semeru nga niveli tre në nivelin e katërt (niveli më i lartë)”.
“Kjo do të thotë se popullsia është e kërcënuar dhe se aktiviteti i vullkanit është intensifikuar,” tha zëdhënësja e Qendrës Hendra Gunaëan për Kompas. /TV Malisheva