Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shala për intervistimin e Pecit nga Prokuroria: Puna e mbarë për organet e drejtësisë!

Shala për intervistimin e Pecit nga Prokuroria: Puna e mbarë për organet e drejtësisë!

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka komentuar intervistimin ndaj ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale, duke theksuar rëndësinë e veprimit të drejtësisë për të zbardhur të vërtetën.

Shala për GazetaBlic ka thënë se çdo përpjekje për të zbardhur situatën duhet të mbështetet, veçanërisht kur ka dyshime për keqmenaxhim.

“Duhet ta përshëndesim çdo parim të drejtësisë për ta zbardhur të vërtetën. Unë jam idhtar i asaj që, aty ku ka dyshime e keqmenaxhim, drejtësia duhet të veprojë,” ka deklaruar Shala.

Ai ka shtuar se, ndërkohë që drejtësia është duke vepruar, të gjitha organet e saj duhet të vazhdojnë punën e tyre deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Ne veç i rekomandojmë punë të mbarë drejtësisë dhe gjithçka të jetë e zbardhur mbi bazën e legjislacionit në fuqi,” tha ai.