Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu mbrojti Pecin, Deliu: Krerët e VV-së po e politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre

Haxhiu mbrojti Pecin, Deliu: Krerët e VV-së po e politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për politizim të drejtësisë, duke reaguar pas deklaratës së ministres në detyrë Albulena Haxhiut lidhur me bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë.

“Në vend që të lejojnë drejtësinë të bëjë punën e saj, krerët e Vetëvendosjes po e politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre. Albulena Haxhiu e paska cilësuar bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë si ‘plan për të dëmtuar Kurtin. E njëjta qasje u përdor nga Kurti edhe në rastin e Nagip Krasniqit, për të cilin doli në mbrojtje pavarësisht aktakuzave. Kur mbrohej Martin Berishaj, përmendej madje edhe “fushatë e egër me ndikim serb”. Kjo qasje nuk ka të bëjë me drejtësi, ka të bëjë me mbrojtje politike dhe frikë nga përgjegjësia”, shkroi tutje Deliu.